
Festa e Shndërrimit të Krishtit në zemër të maleve

Në këtë ditë të veçantë, më 6 gusht 2025, Kuçishta e Rugovës
U mbush me dritë e hare, me besimtarë vendas dhe mërgimtarë, të ardhur për të kremtuarsë bashku festën e Shndërrimit të Krishtit në kishën e kësaj treve të lashtë, pjesë e Famullisë së Pejës.
Radio Maria e Kosovës transmetoi drejtpërdrejt Meshën e Shenjtë, të kremtuar nga Dom Agim Qerkini, famullitar në Shenjtëroren “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, në bashkëkremtim me Dom Lenc Sopin, famullitarin e Famullia “Shën Katarina V.M” Pejë, Dom Franë Sopin, Dom Pashk Danin dhe Dom Shtjefen Dodes, drejtor programi në RMK.
Gëzimit të kësaj feste iu shtua edhe kremtimi i pagëzimit të çiftit Isak & Tana Nikqi, të cilët në praninë e komunitetit dhe të Kishes hynë në jetën e re me Krishtin, duke dëshmuar një kthesë të re shpirtërore dhe një shpresë të madhe për familjen e tyre.
Pas Meshës, oborri i kishës u shndërrua në një skenë feste, ku veshja tradicionale rugovase dhe vallet kombëtare shqiptare sollën tingujt dhe ngjyrat e trashëgimisë sonë në një atmosferë gëzimi e vëllazërimi

Në këtë ditë të begatë, besimtarë nga famullitë e ndryshme të Kosovës dhe mërgimtarë të ardhur posaçërisht për këtë ngjarje u bënë një trup e një zemër në lutje, në kremtim dhe në festë. Ky album sjell pamje nga një ditë e ngjeshur, por e mbushur me hir, me gëzim dhe me dëshmi të gjalla të besimit tonë.



