
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës

Sot në Pejë po zhvillohet takimi i përbashkët i Management Board dhe Commission Presidents (MB & CP Meeting), organizuar nga UIAA – International Climbing and Mountaineering Federation (Union Internationale des Associations d’Alpinisme).
Ky takim është pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të UIAA 2025, që po mbahet nga 22 deri më 26 tetor në Kosovë, duke mbledhur liderë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar zhvillimin, sigurinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e alpinizmit dhe ngjitjes sportive.
Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik, duke pritur për herë të parë në Kosovë një ngjarje të këtij niveli – Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkatarisë (UIAA).
Ky është rasti i parë që një federatë ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinimit zhvillon asamblenë e saj vjetore në Republikën e Kosovës – një arritje e madhe për sportin, turizmin malor dhe përfaqësimin ndërkombëtar të vendit.






Në këtë ngjarje u interpretua vepra “Ex Alpes” e Memli Kelmendi, e shoqëruar nga Fidan Strumcaku në daulle, Olta Kurtaj në tepsi dhe Arbana Lushaj me vokal, duke sjellë një atmosferë që bashkoi tingujt e maleve me ritmet tradicionale shqiptare. Po ashtu, u interpretua “Ukuthula”, në interpretimin e Klea Dinës, si dhe “Kaba”, nën mjeshtërinë e klarinetistit të njohur Sead Muqa, që solli në skenë ngrohtësinë dhe shpirtin e muzikës shqiptare.
Pashtupjesemarrese ne kete takim ishte edhe AFA Rugova e cila performoj me disa pika me valle tradicionale .




Lini një Përgjigje