Vdiq në moshën 85 vjeçare emblema e Ansamblit Folklorik Autokton Rugova
Vdiq në moshën 85 vjeçare emblema e Ansamblit Folklorik Autokton Rugova artisti popullit – Mjeshtër i madh, Kapllan Nikçi.
Për plot 70 vjet veprimtarie në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të etnoregjionit Rugovës. Ishte valltar, këngëtar, instrumentalist në veçanti mjeshtër i instrumenteve frymore kavall, fyell, zurle bilbil, taturangj.
Që nga mosha e re 15 vjeç mori pjesë në festivalin e Koprit Slloveni 1955 dhe deri më sot qindra festivale kombëtare e botërore, mijëra manifestime e takime kulturore duke promovuar vlera këto më të vjetrat në Ballkan dhe Europë.
Ishte punëtor i zellshëm dhe prijës i lëvizjes të puntorëve për liri dhe çlirim për çka shumë herë u ndjek përndjek dhe u burgos por qëndroi stoikisht në vijën kombëtare.
Antarë i këshillit Qendror të ballit kombëtar.