NË KLINË KA PËRFUNDUAR FESTIVALI FOLKLORIK “I KËNDOJMË LIRISË”, AKV “DRENICA” E SKËNDERAJT” FITON ÇMIMIN “ MUJË KRASNIQI” 

NË KLINË KA PËRFUNDUAR FESTIVALI FOLKLORIK “I KËNDOJMË LIRISË”, AKV “DRENICA” E SKËNDERAJT” FITON ÇMIMIN “ MUJË KRASNIQI” 

Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Drenica” e Skënderajt nga juria profesionale është shpallur fitues i edicionit të 23-të të Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë, i cili për tri netë me radhë u mbajt në Klinë.

Vendin e dytë e mori Ansambli Autentik Folklorik “Rugova”,  ndërsa atë të tretin SHKA “Malësori” i Gjonajt të Hasit. Të tri këto çmime i ndanë krytari Komunës së Klinës Prof. Dr. Zenun Elezaj dhe Halil Krasniqi, babai i heronjve Mujë e Ali Krasniqi. Çmimin e publikut e fitoi Grupi “Feniks” nga Zvicra . Poashtu, juria profesionale e festivalit në përbërje, prof.Xhevdet Gashi, prof.Suzana Drenica, koreografe dhe prof.dr.Kushtrim Jakupi, muzikolog ndau edhe 12 çmime të tjera, si atë të grupit më të kompletuar, veterani i festivalit, veshja më e mirë, e të tjerë. Xhevdet Gashi, kryetar i jurisë tha se kjo ditë është folklorike, dhuratë e traditës sonë të pasur folklorike. Diferencat ishin shumë të vogla ndërmjet grupeve artistike që u paraqitën në skenë. 

Nata e tretë ishte me vlera të larta që u prezantuan. “Kastriotët” e Ferizajit ishin të kompletuar. Grupi i Shkupit, para publikut interpretoi këngë të rrethit të Shkupit, ndërsa rapsodët Naim e Sali Bytyçi morën edhe duartrokjet e edhe çmimin e duetit më të mirë. Grupi “Besa” i Shkodrës u fuartrokit për këngën “Mirë se t’gjeta mori Klinë”, sikundër edhe grupi Burrave të Mirëditës. Grupi polifonik i Tiranës është mirëpritur për nivelin e këndomit të këngëve polifonike. “Shotë Galica” e Drenicës, si gjithnjë në nivel. AKV “Anamorava” e Vitisë, u dallua për vallet e vajzave. 

Ndezja e fishekzjarrëve, shënoj mbyllen e festivalit, që vertetë ishte festiv. Kisha nderin të ndajë çmimin “Ansambli me i kompletuar” që shkoj tek AKV ” Qyteti Obiliq” nga Obiliqi. Si drejtor i festivalit falendëroj të gjithë Këshillin Organizativ për punë dhe angazhimin për të përmbyllur me suksesë edicionin e 23- të e Festivalit Folklorik “I Këndojmë Lirisë”.

sqSQ