Kampionati i V i Kosoves ne Lojen e Kapuqave

Kampionati i V i Kosoves ne Lojen e Kapuqave

Finalja e madhe e lojës së kapuçave

,, Asgjë mos i paqim dhënë tjetër kësaj bote e kësaj jete ne Rugovasit mjafton që i kemi dhënë vetëm dy: Papa Klimentin dhe Ibrahim Rugoven dhe i kemi ruajtur me shekuj traditën.”

Dielli po perëndonte ngadalë, duke lënë mbi fushë një dritë të butë. Arena ishte mbushur me spektatorë të emocionuar! Finalja nuk është thjesht një lojë! Çdo lëvizje, çdo strategji, çdo sekondë përcakton jo vetëm fituesin, por edhe karakterin e lojtarit. Tensioni është i lartë, por ata që kanë luajtur, ata që kanë duruar, ata që nuk janë dorëzuar, tani janë këtu – gati për të shkruar historinë.

Nën tingujt e sharkisë dhe qiftelisë, mes fëshfërimës së lehtë të fletës dhe tingujve të fyellit, fillon loja e kapuçave. Por kjo nuk është thjesht një lojë. Është një rit i vjetër sa vetë historia jonë, një provë që shkon përtej aftësisë, përtej shkathtësisë – një duel mes mendjes dhe durimit.

Loja fillon. Sytë përqendrohen, duart lëvizin me siguri, mendja punon më shpejt se koha; kapuçi hidhet me kujdes, me llogari, me një qetësi që fsheh brenda saj një luftë të madhe. Çdo lëvizje është një hap më pranë triumfit, çdo vendim përcakton fatin e ndeshjes. Disa dorëzohen nën presion, të tjerët qëndrojnë të palëkundur. Sepse fituesi nuk është ai që luan thjesht për të fituar, por ai që luan me shpirt.

Në këtë arenë nuk fiton vetëm ai që ka dorën më të saktë, por ai që di të presë, të vëzhgojë, të ruajë qetësinë kur të tjerët shpërqendrohen. Është një pasqyrim i jetës vetë – ku nuk triumfon më i forti, por më i mençuri, ai që di të zgjedhë momentin e duhur për të goditur.

Loja, si vetë historia, ka ndarë të guximshmit nga të pavendosurit, të mençurit nga të nxituarit. Një kapuç i hedhur mirë mund të përmbysë gjithçka, ashtu si një vendim i drejtë në jetë mund të ndryshojë fatin e një kombi. Loja e kapuçave është një duel i heshtur mes mendjes dhe dorës. Fshehja është art, goditja është mjeshtëri.

Kur loja mbaron, fituesi nuk është vetëm ai që ka dalë mbi të tjerët, por ai që ka kuptuar një të vërtetë të thjeshtë: në jetë, si në lojë, fitorja nuk është çështje fati, por aftësie, durimi dhe besimi në vetvete. Fituesi nuk është thjesht ai që ka triumfuar mbi të tjerët, por ai që ka triumfuar mbi dyshimet e veta. Loja mbaron, por mësimi mbetet: vetëm ai që guxon, fiton.

Finalistet e këtij Kampionati Kombëtar të Lojës së Kapuçave për këtë vit fituan ekipi ,, Shqiponja”, nga RUGOVA: 

1. Sali Lajqi

2. Agron ( Dervish) Nikqi

3. Jashar Lajqi

4. Haxhi ( Bajram) Nikqi,

Vendi i dytë i takoi ekipit Podguri nga Istogu.

Lojtarët lanë fushën me buzëqeshje, të lumtur që kishin qenë pjesë e një tradite të lashtë, e cila vazhdonte të jetonte me po të njëjtin pasion si dikur.

Jehona e këngëve: ,,Mos ma prek ,,goglën”, me dorë; ç’tu desht loja me malësor”, me të cilën përfundoi ky kampionat, do të mbetet një kujtim i bukur i një thirrje që ënde fton brezat e rinj të mos harrojnë këtë trashëgimi të çmuar. 

Një falenderim të veçantë për Ekipin ,, Shqiponja”, nga Rugova në emrin tim dhe në emër të Trevës së Rugovës për përfaqësim. 

Datë: 18. 03. 2025, Kaliçan-KK. Istog

,, Ç’kâ kjo kângè sonte n’mes nat’

Po i k’nojm’ do t’pa nafak’”me këto vargje fillon-

-Loja e kapuçave nuk është vetëm një lojë, por një provë zgjuarsie, një duel i heshtur mes mendjes dhe dorës. Fshehja është art, goditja është mjeshtëri, ndërsa kënga – e qartë dhe eksplicite është shpërthim i krenarisë dhe sfidës. Aty ku lojtarët grumbullohen, aty lindnin fjalët e lira, thirrjet e guximshme dhe buzëqeshjet sfiduese. Kjo lojë nuk është vetëm një kalim kohe, por një trashëgimi që sfidon harresën. Nëse ajo shuhet, shuhet një copë shpirt nga e kaluara jonë. Ruaje, luaje, e këndo sepse tradita jeton vetëm kur e mbajmë gjallë!

Jehona e këngëve mbetet një kujtim i bukur, një thirrje që ënde fton brezat e rinj të mos e harrojnë këtë trashëgimi të çmuar. 

Përfundon me vargjet ,, … s’i kem fal po i kem mashtrua; kjofshi falë dreqit mallkua…”!

Në zemrën e çdo shqiptari, mes gëzimit dhe emocionit loja e kapuqave vazhdon të mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës sonë. Sa herë që afron koha e garave, pleqtë kujtojnë betejat e vjetra, të rinjtë përgatiten me strategji të reja, dhe fëmijët mësojnë rregullat e lojës, duke mbajtur kështu gjallë një trashëgimi të pasur brez pas brezi.

Këtë vit, gjysmëfinalja e Lojës së Kapuqave solli një spektakël të vërtetë. Me duart e shpejta dhe sytë plot vëmendje, ata zhvilluan një garë të ashpër, ku çdo lëvizje e menduar mirë mund të bënte diferencën mes fitores dhe humbjes.

Spektatorët, të rreshtuar në skaje, duartrokisnin me entuziazëm për secilin lojtar që arrinte të ruante kapuçin e tij ose t’ia rrëmbente kundërshtarit. Mjeshtërit e vjetër të lojës këshillonin të rinjtë me zëra të ulët, duke ndarë sekrete që vetëm eksperienca i mëson.

Finalja pritet të sjellë emocione edhe më të forta, duke kurorëzuar më të mirin mes më të mirëve.

Vazhdojnë përgatitjet për kampionatin e Lojës së Kapuçave…

Nën krismën e Tupanit, tigullin e Surlës, valle jataganash; krisma ,,podi”, e hedhje ,, kapuçash” deri ,, n’tavan”, me përcjellje këngësh eksplicite, vulgare e parodi satirike vazhdon Loja e Kapuçave. Një trashëgimi e çmuar që ruan dhe përcjell traditat tona brez pas brezi! Kjo lojë nuk është thjesht një argëtim, por një dëshmi e kulturës dhe identitetit tonë, një mënyrë për të mbajtur gjallë vlerat e së kaluarës në të tashmen. Uroj që pjesëmarrësit të shijojnë çdo moment, duke e kthyer këtë lojë në një simbol të bashkimit dhe krenarisë sonë kombëtare. Suksese dhe vazhdofshi ta ruani këtë traditë të bukur!

Ecim së bashku drejt finales…👏

sqSQ