
Festa e Çobanit 2025 – Një thirrje nga Alpet për të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen!

Për të gjithë ata që janë në Shqipëri: është koha të ngjiteni në Bogë për të përjetuar një fundjavë unike mes muzikës, kulinarisë, artit baritor dhe trashëgimisë sonë shpirtërore.
Për shqiptarët në diasporë: kjo është më shumë se një festë – është një ftesë për t’u rikthyer te rrënjët, për të jetuar çaste që nuk i gjen askund tjetër përveçse në vendlindje.
Artistë pjesëmarrës: Nikollë Nikprelaj, Lekë Dedvukaj, Vida Kunora, Viki Lulgjuraj, Zef Beka, Jasmin Nikaj
Grupet folklorike: “Besa”, “Kërcimi i Tropojës”, “Kelmendi”, “Dardania”, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”.

Në program:
- Shtegtimi i bagëtive
- Gara të racave autoktone
- Panair me gatime tradicionale
- Ekspozita me kostume e objekte etnografike të Alpeve
- Kamping me jetën e vërtetë të barinjve
Produkte natyrore nga agroturizmi vendas
Kjo festë i jep jetë asaj që na përfaqëson në UNESCO: Transhumanca, Xhubleta dhe Kërcimi i Tropojës.
Një takim brezash, një udhëtim në traditë, një mesazh për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.
Mos e humbni! Bjeshkët ju thërrasin – me krenari, muzikë dhe trashëgimi
Organizuar nga: Kulla e Bajraktarit & Buni i BajraktaritMbështetur nga: Ministria e Turizmit dhe Mjedisit & Qendra “Miqtë e Muzikës”.
Pika turistike e Bogës përjetoi dy ditë të bukura festive me këngë, valle dhe promovim të vlerave dhe traditave të zonës.
Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me fermerët dhe blegtorët e zonave alpine, shoqatat kulturore dhe artistët e artit burimor rrëzë Alpeve Shqiptare e jo vetëm, në kuadër të nismës “Trans’humanca Identitet Kulturor Kombëtar” e mbrojtur nga UNESCO u organizua manifestimi kulturor “Festa e Çobanit”.
I gjithë organizimi festiv erdhi i lidhur ngushtë me Xhubletën, në prehrin e së cilës u rritën barinj rrëzë Alpeve hijerënda shqiptare.
Ky projekt kulturor i rëndësisë së veçantë, synon të rikthejë në identitet jetën baritore të blegtorëve tanë dhe të shpalosë pasuritë agrokulturore që të ofrojnë bjeshkët tona.
Gazetar: Marjo Gjini



