Festivali “Rapsha”, Malësia e Madhe

Festivali “Rapsha”, Malësia e Madhe

SHKA- Rapsha Vitoje, gjegjësisht si nikoqire edhe njëherë u dëshmua se din dhe mundet të organizojë festivale më të mira se dy kryeqytetet shqiptare, madje pa e shti dorën buxhetet institucionale. Edhe njëherë u dëshmua se shpirti motivues i një shoqërie , por edhe hapja e kuletës e mërgimtarëve tanë tej Atlantikut, është në gjendje të vejë në lëvizje me dhjetëra trupa folklorike dhe me qindra artistë nga gjitha trojet etnike, duke pas për tri net rresht një numër rekord artdashës,- Dorën në zemër edhe juria sado profesionale nuk e ka pas lehtë të përzgjedh artistët apo grupet më të mira, pasi që kishte para vetës një mori ansamblesh, moshash të ndryshme nga shumë zona të trojeve shqiptare, mjaft nga të cilat edhe në kushtet e një zhvillimi të hovshëm tekniko-teknologjik kanë arritur të ruajnë një trashëgimi shumë të pasur etno-folklorike.

sqSQ