Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kosova është shtet i xhudos 🇽🇰💙

Mbi 40 xhudistë nga 27 shtete të Evropës morën pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos që për herë të parë u organizua në Kosovë.

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ishte përplot me sportdashës që kishin ardhur të shohin xhudistët e tyre të preferuar të cilët kësaj radhe po garonin në shtëpinë e tyre. Në këtë kampionat xhudistët tanë dhanë emocion e krenari për të gjithë të pranishmit. Ata i sollën shtetit katër medalje, Akili medalje të artë dhe Distria, Nora e Dardani të bronztë.

Duke qenë ngjarja më e madhe e sportit të xhudos e organizuar ndonjëherë në Kosovë, u dëshmua edhe njëherë që vendi ynë ka aftësi në organizim të ngjarjeve të tilla sportive. Ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian të Xhudos nisi me prezantimin e klipit “Kosova, shtet i xhudos” dhe me performancën e Ansamblit “Rugova”

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, presidenti i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, përfaqësues të federatave sportive, ambasadorë të akredituar në Kosovë, ministra dhe deputetë. 

Përgëzime për organizimin e mrekullueshëm Federatës së Xhudos së Kosovës, e cila u mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federata Evropiane e Xhudos.

sqSQ