Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërisë 2023”

Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërisë 2023”

Më 29.04.2023, u mbajt Manifestimi Tradicional “Zëri i Vëllazërisë 2023” me moton “Respekt njerëzve të sakrificave sublime për atdheun”, i organizuar nga Shoqata “Martin Dreshaj” në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.
Me anë të këtij manifestimi u lartësua kujtimi për bijtë e bijat që me emblemen e UÇK-së i sollën lirinë Kosovës dhe të shprehim respektin për gjithë ata që vazhdojnë me angazhimet e sakrificat sublime në shërbim të atdheut.

Po ashtu në kuadër të këtij manifestimi është bërë binjakëzimi i shkollës sonë “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan me shkollën “Dedë Gjo Luli” nga Hoti i Ri në Malësinë e Madhe. Në emër të shkollës tonë dokumentin e binjakëzimit e nënshkroi drejtoresha e shkollës znj.Lumnije Avdiaj, ndërsa për shkollën “Dedë Gjo Luli” nga Hoti i Ri në Shkodër Z.Kolë Hasani.


Në këtë manifestim përformuan edhe shkolla jonë, ku nxënësi Idol Hasaj me poezi dhe klas e pestë me valle të përgatitur nga mësimdhënësja e Klasës së Pestë znj.Alberita Lokaj-Hasaj, treguan një përformanc të shkëlqyeshme dhe u pritën mirë nga të pranishmit.


Duke ndërtuar ura lidhëse përmes artit, kulturës dhe traditës sonë, bëhemi më të fortë se kurrë!
Falënderojmë Komunën e Deçanit me Kryetarin z.Bashkim Ramosaj dhe Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Deçan z.Besnik Hulaj, për përzgjedhjen e shkollës sonë për binjakëzim me shkollën 9- vjeçare “Dedë Gjo Luli” të Hotit të Ri në Malësin e Madhe Shkodër dhe Shoqatën “Martin Dreshaj” për kontributin dhe shërbimin ndaj kombit shqiptar, në ruajtjen dhe trashëgiminë e traditës dhe kulturës tonë të përbashkët.


Na priftë e mbara.

sqSQ