
Sofra Dardane, edicioni i 19-të në Tropojë, bën bashkë me qindra artistë nga trojet shqiptare

Flamuri Kombëtar i printe, kur u mblodhën në qytetin e Bajram Currit për edicionin e 19 të Sofrës Dardane.
Sofra e artit mbushi stadiumin e hapur të lojërave me dorë me qindra artistë nga trojet shqiptare. Mbartës dhe përcjellës të traditave më të mira popullore shqiptare.
“Ku shpalosen vlerat e të gjitha trevave shqiptare. Këtu kemi nga Plava, Gucia, Korça, nga Vlora.“