”RUDINA FEST” Festivali i madh që ka mbledhur 15 ansamble në Çegran

”RUDINA FEST” Festivali i madh që ka mbledhur 15 ansamble  në Çegran

Festivali nderkombetar folklorik “RUDINA FEST” sivjet shënon edicionin e dytë, duke e shëndruar këtë festival në tradicional që të organizohet për çdo vit. Festivali do të zhvillohet gjatë periudhës 20, 21, 22 dhe 23 Korrik në disa lokalitete, duke filluar nesër më 20 Korrik nga Çegrani nga ku e ka zanafillën dhe emërtimin e tij, pastaj më 21 Korrik në Forinë, më 23 Korrik te Amfiteatri veror në Gostivar dhe më 23 Korrik nata finale gjegjësisht përmbyllja e festivalit tek parku i madh i qytetit në Gostivar. Gjatë këtyre katër netëve do të marrin pjesë rreth 15 Ansamble dhe grupe folklorike nga 9 shtete të ndryshme, ku në skenë do të ngjiten rreth 400 artistë të cilët do të shfaqin artin, kulturën dhe traditat e vendeve të tyre përkatëse prej nga vijnë. Risi e edicionit të dytë të festivalit RUDINA FEST është pjesëmarrja e një Ansambli nga Amerika Jugore gjegjësisht shteti i Chiles të cilët përpara publikut do të shfaqin folklorin dhe kulturën amerikano-latine.

sqSQ