Lojërat tradicionale Rugova 2022

Lojërat tradicionale Rugova 2022

Në rrjedhë motesh, në vazhdimësi, shumëdimensionalisht, përmes këtyre lojërave të shkathtësive fizike, rugovasit sfidoheshin dhe kaliteshin për të mbrojtur truallin, gjuhën, kulturën, flamurin, prakun e shtëpisë dhe nderin e kombit. Lojërat – Ruajtëse dhe kultivuese të vlerave kombëtare dhe historike Në rrjedhë motesh, në vazhdimësi, shumëdimensionalisht, përmes këtyre lojërave të shkathtësive fizike, rugovasit sfidoheshin dhe kaliteshin për të mbrojtur truallin, gjuhën, kulturën, flamurin, prakun e shtëpisë dhe nderin e kombit.

Lojërat – Ruajtëse dhe kultivuese të vlerave kombëtare dhe historike Në rrjedhë motesh, në vazhdimësi, shumëdimensionalisht, përmes këtyre lojërave të shkathtësive fizike, rugovasit sfidoheshin dhe kaliteshin për të mbrojtur truallin, gjuhën, kulturën, flamurin, prakun e shtëpisë dhe nderin e kombit.

Gjithçka ka filluar një malesor ka thirrur Heee, pa jane krye kositjet ne Rugovee heeee…

pastaj dy kosaq qe ishin ne livadh duke kositur dhe kenduar …

… more mire qe po mbledhe san hije te paska fistani gjan

flokt per shpin e burin ne ane etj

dy vajza poashtu me gerbuja duke mbledhe sanen … U degjua zani tyre, o po more po ….

Atehere nje za tjeter burri nga kodrat etje larg , leshoj nj     e za kushtrimi, O hajdeni me luajt more heeee

N’Bogë , ora 10:30, moderatorët përmes mikrofonit i ftojnë të gjithë garuesit e interesuar për pjesëmarrje në gara, në të gjitha disiplinat, është koha kur shënoi edhe fillimin e Lojërave Tradicionale të Rugovës “Rugova 2022”.

Fillimisht, para mijëra pjesëmarrësve nga të gjtiha trojet etnike, me prezantim u paraqitën anëtarët e Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, ku njëkohësisht u bë edhe ngritja e flamurit tradicional të këtyre Lojërave nga i moshuari rugovas Muç Lulaj nga Stankaj dhe sportist i mirenjohur Jeton Osmanaj nga Kuqishta.

Mirë se keni ardhur në manifestimin autentik LOJËRAT TRADICIONALE TË RUGOVËS “RUGOVA 2021” ishin fjalët e para të moderatorëve Valdet dhe Dodonë Hysenaj, fjalë të cilan shënuan nismën e këtyre Lojërave për këtë vit, të cilët njëherësh vazhduan:

Jemi sot bashkë, në këtë amfiteatër natyror, në Stankaj të Rugovës në këtë pjesë të bukur të Alpeve Shqiptare, në Stankajt e shumë burrave të mëdhenj të historisë!

Edhe pse në kushte të vështira për shkak të pandemisë Covid 19, Sot, në të dielën e parë të muajit gusht, bashkërisht do të përjetojmë Traditën rugovase përmes Lojërave të shkathtësive fizike, të këtij thesari të çmuar të kulturës sonë në pëgjithësi, e të asaj rugovase në veçanti

Të organizuara nga Komuna e Pejës – si dhe Bashkësitë Territoriale të Rugovës I dhe II – si dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, aktivitet ky i cili organizohet nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Pejës – z. Gazmend Muhaxheri.ne mungese te te cilit u paraqit zj Xhenete Syka , drejtoreshe dep Kultures Peje.

Tubimin e nderoj zj. Zevendes kryeministre e R.Kosovës zj Donika Gervalla.

Kulturës gjithëkombëtare, Krahina e Rugovës i dha në vazhdimësi vlera të mirëfillta artistike, përfshirë këtu edhe Lojërat Tradicionale që na bashkuan sot, pra, na bashkoi ky thesar i çmuar popullor, kjo trashëgimi e së kaluarës, kjo krenari Jona në rrjedhë motesh…

Njëherit, janë këto vazhdimësi e lojërave të fisit të Kelmendit, të moçme sa vet jeta, të bartura besnikërisht me besa – besë brez pas brezi. Janë vazhdimësi e lojëra popullore të trevës së Rugovës që kanë karakterin e një prezantimi të traditës zakonore shumëdimensionale, si Lojërat e shkathtësive fizike e luftarake të burrave, lojërat humoristike dhe dëfryese, këngët, vallet dhe ritet.

Janë vazhdimësi e një uniteti dhe bashkëveprimi artistik të elementit koreografik, poetik e melodik.

Sot, shpresojmë që të përjetoni traditën popullore të popullit të Rugovës, ku përfaqësohet mjeshtria, shkathtësia, individuaiteti, lidhja e ngushtë me jetën, talenti, theksi i veçantë – njohja e të rinjëve mes vete

Këto Lojëra i nderuan me pjesëmarrje personalitete të shquara nga jeta kulturore dhe politike si: Hydajet Hyseni, Agim Rexha, Halit Barani, Dr. Zymer Neziri, Dr. Muharrem Gashi, Sylë Lajçi, Engjëll Berisha, Salih Kelmendi, Florim Zeqiri, e shumë personalitete të tjera.

Ishte fjala modeste e kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ajo e cila shënoi hapjen zyrtare dhe solemne të këtyre garave

Një fjalë prezantimi, kronologji kohe , shënjë nderimi dhe mirëseardhjeje ishte nga kryetari i BT I, z. Flamur Rexhbogaj.

Më pas moderatoi Dardan Lajçi vazhdoi: Shpresojmë që të jeni duke i përjetuar e shijuar bukuritë e kësaj perle të bukur natyrore, përmes këtyre Lojërave të traditës sonë, të traditës rugovase

Natyrisht që sot do të festojmë dhe të kujtojmë traditën e pasur shpirtërore e kulturore, qoftë përmes lojërave autentike të shkathtësive, qoftë përmes këngës dhe valles folklorike, pse jo edhe të veshjeve tona kombëtare, andaj para se të fillojmë garat, për disponim të mirë para jush Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”.

Pas mbajtjes së garave, prezantimit dhe përdorimit të shkathtësive fizike, psikike dhe zhdërvjelltësive individuale dhe grupore, u shpallën edhe fituesit etë gjitha disiplinave si vijon:

Hudhja e llastarit

  1. Vendi i parë: Lirim Mujaj (13 m. 82 cm.)
  2. Vendi i dytë: Liridon Cukaj (13m. 48cm.)
  3. Vendi i tretë: Valdet Cukaj (13 m. 46 cm.)

Ngjitja në shilor

  1. Vendi i parë: Pajtim Nikqi (19 sek. 88)
  2. Vendi i dytë: Mentor Lajqi ( 24 sek. 93)
  3. Vendi i tretë: Meriton Lajqi (32 sek. 66)

Hudhja e Gurapeshit

  1. Vendi i parë: Gani Nikqi (8 m. 27 cm.)
  2. Vendi i dytë: Valdet Cukaj (7 m. 76 cm.)
  3. Elmaz Ahmetaj (6 m. 20 cm.)

Tërheqja e litarit

  1. Vendi i parë: Maja e Zezë
  2. Vendi i dytë: Pecajt
  3. Vendi i tretë: Djemtë e Rugovës
  4. Malajt

Tërheqja e litarit (femrat)

  1. Vendi i parë: Haxhajt
  2. Vendi i dytë: Shkreli

Mundje

  1. Vendi i parë: Zenel Mahmuti
  2. Vendi i dytë: Haziz Murati
  3. Vendi i tretë: Lindi Lajqi
  4. Vendi i tretë: Imer Nikqi

Nuk mungoi as jehu i zërit të rapsodit të mirënjohur Mehdi Berisha,që u përcoll me interesim dhe duartrokitje të gjata.

Edhe këtë vit garat qenë tërheqëse dhe interesante. U përcollën me kujdes dhe u zhvilluan në frymë vëllezërore, miqësore dhe sportive të nivelit sipëror. Bukuria dhe madhështia e këtyre lojërave nuk do të shkëlqente pa referimin korrekt, sportiv dhe profesional nga referët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe shtetërorë të njohur në arenat spottive: Nazmi Iberdemaj, Haxhi Iberdemaj, Shaban Lulaj, Flamur Rexhaj, Valon Çelaj, Kapllan Nikqi, Naser Qorraj etj.

Gjatë gjithë kohës të gjitha disiplinat u gërshetuan me pika muzikore të këngëtarëve : Mehdi Berisha, Vjollca Shala, Shkelzen Kelmendi, Valdet Idrizi dhe Florim Thaqi, të cilët këtë ngjarje sportive e madhështuan duke e veshur atë me petkun festiv. Jehoi edhe zëri i sopranes pranë Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Shtetëror të Tiranës znj. Sofika Kola.

Vlerësim i Garave

Te gjitha disciplinat ishin mjaft konkuruese, terheqese dhe masovike.nevoitet kujdes me i madhe qe mos te futen garues te parevoj qe marrin kohe dhe kalon ne monotoni. Kjo do mundesoj shpejtim te finalizimit gares dhe cilesi ne ekzekutim.
Fal referit nderkombetar z. Nazmi Iberdemaj , ndarja e drejtesise ishte shume cilesore dhe pa gabime. Kjo reflekton se perkunder krenarise se malesorit, nuk mundesoi kalim ne rivalitet personal.
Dhet mendohet qe gjithnje te te nderrohen disciplinat, keshtu qe tu jepet hapsire edhe atyre qe nuk jane pare deri me sot, si qe jane :
Vrapimi me kuaj
Kalikoc
Kercimi gjate dhe ai PUP
Kut e klinc
Keximi I Shokes
Loja Gugje etj
te cilat jo qe do pasurojn keto lojra por do shtojn kurreshtjen te gjeneratat e reja qe ti mesojn, kultivojn dhe ti eprciellin ne gjeneratat tjera.
Fal ansamblit Folklorik Autokton ” Rugova” , keto lojra akoma po ruhen si rite te kesaj treve.

Organizimi LTR

Eshte vlerim i gjithe komunitetit, qytetareve , dhe opinionit se keto ishin Lojrat nder me te organizuarat nga 30 edicionet e perparshme ne Rugove.
Vendi pershtatshem qe bene nje amfiteater natyror, vendet per vendosje te njerzeve, parkingjeve per automjete,ujit te pijshem, toaleteve publike,, mundesise per FRI SHOP dhe ushqime ne natyre, bene qe njerzit ti kalojn disa ore ne nje ambient, atmosfere dhe rekreacion qe mundeson nje shlodhje nga mundimet e jetes se perditeshme
Rrethimi i vendit per garuesit, vendosja e vendit per ta, komunikimi me audioparlanta dhe kujdesi gjate gares , ishin shume te mira dhe nuk pati ndonje mosmarreveshje apo lendim ityre.
Autoambulanca, me mjeket dhe motrat kujdestare poashtu fal zotit dhe rrjedhes shume te disciplinuar, mbeten pa pune. Pra nuk pati as nje rast te lendimit qoft edhe me i vogli si nga garuesit ashtu eshe nga me se 5000 vetave.

Vendoja e rreth 80 m Shatorra me mbuloje, tavolina, karrika , ishte shume e qelluar nga se mbi 1000 veta , mysafir dhe te vjeter ,paten mundesi te ulen dhe ti eprciellin garat mire dhe pa mundim.

Mirënjohjet

Përpos Mirënjohjeve që u dhane për themeluesit e lojrëave
Rapsodve Vehbi dhe Mehdi Berisha , Ansamblit nga Mitrovica, Jehona Alpeve, Ansambli Rugova,
Te gjithe donatoreve , MD, MK,
Policia Kosoves ,
TV 21,RTK, TV Dukagjini , Klan Kosova, Radio Peja,
Organizimi eshte bere ne pjesen e pare te muajit Gusht me kerkesen e shume njerzeve tane nga diaspora, andaj edjhe khjo ishte nje kenaqesi ekstra per me se gjysmen e tyre qe ishin ne pushime keto dite.

Vlerësimi i tyre është

Ju kënaqet, veten, popullin por neve me se shumti atje në gyrbet, kemi filluar ti harrojm këto tradita që më shekuj u ruajten dhe u barten deri më sot. Mos i leni, punoni , kështu na mbani gjallë, atje kur të kethehemi kemi çka tu kallxojm tjereve se kush , dhe nga jemi. Popull me trashigimi të lashtë …ruajeni ate çka na porositi Almedina e vogël , si bebezat e syve te vet.
Falemnderim për të gjithë për një paraqitje dinjitoze të këtyre lojërave për ndihmesën KK Pejë,Ministrinë e Kulturës,Institutin regjional për trashëgimi kulturore Pejë,Institutin albanologjik,Komisionin e Uneskos nga Shqiperia TV21, Policin e Kosovës.

sqSQ