
Kampionati i tretë në Lojën me Kapuça

Oda e burrave tek shqiptarët, si kjo në Kaliqan!
Oda ndërë shekuj luajti një rol shumë dimensional tek shqiptarët. Ajo ishte shkollë, universitet e kuvend, aty janë marrë vendime historike, vend për mbledhje, darsma e fejesa, falje të gjaqeve e ngatresave, ceremoni fetare apo të vdekjes, tregime e anekdota, kengë, valle, mahi e lojëra.



Oda ndër shekuj ruajti, kultivoj dhe barti vlerat e trashëgimisë së luajtshme shpirtërore të popullit shqiptar si: vlerat kombëtare e morale, besën, mikpritjen, familjen, doket, zakonet, folklorin e vallen burimore, eposin e kreshnikëve, lojërat tradicionale, historinë kombëtare, e shumë vlera tjera.



Pas harresës, oda po rikthehet në një dimension tjetër, me këngë, valle, lojëra, veshje e ushqime tradicionale, për ti ribashkuar e afruar njerëzit nga e gjithë Kosova e trojet tjera shqiptare.



Prej momenteve më të bukura padyshim ishte vallja me motive të Rugovës, e sjellur enkas nga valltarët rugovas, për të gjithë të pranishmit në lojën me kapuça.
Vallet tradicionale shqiptare janë pjesë e pa ndarë e lojës me kapuça.



Oda shqiptare do t’ju mbijetoj kohërave moderne.