
Ditët e Kulturës Pejane

Teatri Istref Begolli Pejë
Në një atmosferë të mirë pas shumë shtyerjeve u mbajt mbrëmja e tretë e Kulturës Pejane ndër vite – mbrëmja e folklorit me Rapsod dhe artistë të AFA Rugova.
Mbrëmja u hap me fjalën pershëndetëse të Aver Husaj , Shef i Kulturës pranë DKRS duke i përshëndetur Mysafirët e shumtë. I pranishëm ishte edhe studiuesi , publicist dhe shkencëtari i Folklorit Dr. Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik Prishtinë.
Nën skenarin e Dr Valdet Hysenaj dhe Regjisorit Fadil Grabovci, ishte punuar skena me motive te odës së Dukagjinit, shtruar me qilima dhe orendi të odës.
Mbrëmja u udhëheq nga adatari i mirenjohur Haxhi Rrahmani i shoqëruar nga Qerim Uka të cilët së bashku me Rapsodin Rifat Berisha, e bën këtë mbrëmje vërtetë si të ndodhej në odën e Dukagjinit, me te gjitha doket, zakonet dhe sielljet.



