Akademi me rastin e vdekjes Musë Imer Lajçi 25.01.2025

Akademi me rastin e vdekjes Musë Imer Lajçi 25.01.2025

Dardan Lajçi

25 janar  · 

AKADEMI PËRKUJTIMORE 

Kushtuar Prof. Musë Ymer Lajçi, veteran i arsimit, babai i heroit të Kosovës Besnik Lajçi

Sot jemi mbledhur këtu për të kujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e një figure të shquar të arsimit dhe shoqërisë sonë, profesor Musë Ymer Lajcin. Për më shumë se katër dekada, ai i përkushtoi energjitë dhe diturinë e tij edukimit të brezave të rinj në shkollën ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur profesionale dhe njerëzore.

Profesor Musa nuk ishte vetëm një mësimdhënës i shkëlqyer. Ai ishte gjithashtu babai i heroit të Kosovë, Besnik Lajçi, i cili dha jetën për lirinë dhe dinjitetin tonë kombëtar. Ishte intelektuali i parë i Pepajve. Përmes këtij përkujtimi, ne nderojmë jo vetëm figurën e Profesor Musës, por edhe sakrificën dhe krenarinë që ai dhe familja e tij bartën për lirinë tonë.

Profesor Musë Ymer Lajci do të mbetet gjithmonë një emër i nderuar në historinë e arsimit dhe kombit tonë.

Lavdi jetës dhe veprës së tij të pavdekshme.

Pejë, 25.1.2025

sqSQ