Gjimnazi “Bedri Pejani” – Pejë

Gjimnazi “Bedri Pejani” – Pejë

Ishte kënaqësi të kishim në shkollë Christopher Tushaj, studiuesi i letërsisë shqiptare dhe krijuesi i shoqatës “Zânat Arbënore”, dhe Vesel Nikçi, kryetari rajonal i Shoqatës Artistike ‘Rugova’.
Christopher është një studiues i pavarur me Fulbright, një program i administruar nga Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Departamentit të Shtetit të SHBA-së (ECA) që kërkon një perspektivë të zgjeruar përmes avancimit akademik dhe profesional dhe dialogut ndërkulturor.

Christopher dëshiron përmes studimeve të tij bashkë me aktivitetet e shoqates “Zânat Arbënore” të zgjerojë fokusin e tij studimor mbi Eposin e Kreshnikeve dhe traditen epike si nje plataformë për të krijuar një urë lidhëse me qëllim për shkëmbimin kulturor midis popullit shqiptar të Kosovës, Shqipërisë dhe atij Amerikano-Perëndimor.

Christopher-i mbajti një bisedë me nxënësit pranë shkollës “Bedri Pejani”, rreth kulturës dhe traditës së epopesë shqiptare. Christopher-i shpjegoi dhe diskutoi me nxënësit për vlerat e trashëgimisë kulturore në lidhje me traditën epike dhe për rëndësinë e saj, potencialin që ka një vepër arti siç është Eposi, për të përforcuar vlerat pozitive kryesore si shpresa, vetëbesimi, përkushtimi, duke marrë shembull nga karakteri i personazheve të letërsisë sonë kombëtare, dhe se si kjo mund të jetë shkaku e një shkëndije që sjell njohje më të thellë te popullit tonë, si dhe ndryshime të mëdha personale dhe shoqërore ne vendin tonë.

Presim, me shumë kënaqësi, dhuratat e tij për nxënësit, kopje të librit me titull “Hiawatha”, nga letërsia amerikane, të autorit Henry Longfellow, i cili si dhe në këtë vepër me trajtë epike, shkroi poemin e famshme për legjendën tonë kombëtare ‘Scanderbeg’, të cilat kanë shumë afërsi me stilin e një vepre themelore të letërsisë tonë “Lahutës së Malcís” të Gjergj Fishtës. 

Ky libër, autori dhe veprat e tij të tjera letrare janë një shembull konkret (Amerikan) se si një traditë epike përmban potencialin për të bërë ndryshime në një shoqëri.

Mbetemi me besim të plotë që ky takim është veçse nisja e një bashkëpunimi dhe shkëmbimi të mëtejshëm kulturor në të ardhmen, i cili do të nxisë ide të reja dhe që do të përkthehet në zhvillim shumëplanësh për të kryer qëllimin kryesor të përbashkët të shoqates së tij dhe për të ndihmuar çështjen e nevojshme kolektive shqiptare për njohjen e historisë, vendit dhe popullit tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ