AKADEMIKU GJERMAN ME LAHUTARЁT E RUGOVЁS

AKADEMIKU GJERMAN ME LAHUTARЁT E RUGOVЁS

Profesori Thede Kahl, nga Universiteti i Vjenës dhe Universiteti i Jenës, vizitoi Rugovën, më 30 gusht. Pritja e tij u bë në katundin Stakaj. Incizimi u krye në odën muze të hotelit ’’Kulla e Rugovasit’’, e Zymer Kurtajt. Ishte vizitë pune. Erdhi së bashku me kolegun Christoph Giesel. Gëzim ishte i madh për ardhjen e tyre në këtë krahinë të njohur të epikës shqiptare. Te ata rugovas, që i takuan këta dy studiues gjermanë, lanë mbresa të jashtëzakonshme për punën që po bëjnë për epikat dhe etnokulturën e Gadishullit tonë Ilirik.

Me fletë, me instrumentin muzikor, ndër më të lashtit, ekzekutoi mjeshtërisht Vesel Nikçi, Shtupeq i Madh, kreu i ansamblit të famshëm folklorik autokton “Rugova”. Pas tij ishin edhe tre lahutarë rugovas: Hysen Rrustemi – Kurtaj nga Stakajt, Asllan Ademi – Shala nga Drelajt dhe Salih Shaban Lajçi nga Shtupeqi i Vogël, lagjja Nilaj (Bollopaçë). Dy të parët ekzekutuan me lahutë, me pasion të madh si paraardhësit, dy fragmente këngësh të Eposit të Kreshni- këve. I treti pati një motërzim nga kryekënga e Rugovës për mbrojtjen e Plavës e të Gucisë nga sulmi i Malit të Zi. Me zë të fortë epik këndoi për personazhet kryesore nga Rexhajt e katundit Shkrel, Adem Isufi e Rexhë Avdia. Studiuesve gjermanë, shumë të entuziazmaur nga madhështia e pamjeve të bjeshkëve të Rugovës dhe nga pritja e mikut të rrallë, po dhe me drekën rugovisht që shtroi inxh. Vesel Nikçi, në emër të ansamblit “Rugova“, ju thamë se nderi ju takon juve që na vizituat në këto male alpine, në krahinën epike heroike të Rugovës.

Profesori Kahl theksoi se me shumë kënaqësi do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me regjistrimet në terren, po edhe të punojmë për një publikim të përbashkët të regjistrimeve, krahas transkriptimit dhe analizës. Thede Kahl është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Austrisë dhe i Akademisë së Evropës.

Falënderoj Avdi Shkrelin, albanolog, për transportin e mysafirëve nga Peja deri në Stakaj e në Rozhajë. Për fotografitë e këtushme falënderoj menaxheren e hotelit, Fjolla Kurtaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ