U PЁRURUAN EDHE DY LIBRA PЁR HISTORINЁ E KRAHINЁS SЁ RUGOVЁS

U PЁRURUAN EDHE DY LIBRA PЁR HISTORINЁ E KRAHINЁS SЁ RUGOVЁS

Shtupeq, Rugovӫ, mӫ 10 qershor 2023, restoranti ‘’Bjeshka‘’

Titujt e librave

  1. Rugova: kryengritja dhe masakrat mӫ 1918-1919. Kumtesa tӫ simpoziumit shkencor ‘’100-vjetori i kryengritjes dhe i masakrave tӫ Malit tӫ Zi dhe tӫ Serbisӫ nӫ Shtupeq dhe nӫ katunde tӫ tjerӫ tӫ Rugovӫs, mӫ 1919, Pejӫ, mӫ 15 shkurt 2019. Kumtues janӫ 17 studiues tӫ njohur shqiptarӫ nga fakultetet e institutet tona: Shkodra, Tirana, Elbasani, Girokastra, Tetova, Shkupi, Prishtina, si dhe nga Ulqini, Gucia, Nikajt e Mirdita, projekt i Klubit tӫ Intelektualӫve tӫ Rugovӫs, hartues e redaktor pӫrgjegjӫs Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, botues Instituti i Historisӫ ‘’Ali Hadri’’, kryeredaktore prof. dr. Teuta Shala-Peli, Prishtinӫ, 2022.
  1. Mizoritӫ serbe kundӫr shqiptarӫve nӫ Kosovӫ: Rugova dhe Plava e Gucia nӫ gӫrmadha, monografi, autor akad. prof. dr. Hakif Bajrami, Prishtinӫ, ‘’Lena’’, Prishtinӫ, 2023, i pӫrgatitur pӫr shtyp nga Klubi i Intelektualӫve i Rugovӫs, me pӫrkujdesje tӫ prof. dr. Ali Muriqit, prof. dr. Luan Tetajt e tӫ inxh. Agim K. Lajҫit.
    Pӫrurues: Instituti i Historisӫ ‘’Ali Hadri’’ dhe Klubi i Intelektualӫve i Rugovӫs. Tӫ pranishӫm ishin rreth 200 tӫ ftuar nga Shkodra, Bajram Curri, Plava, Gucia, Tregovishta, Pazari i Ri, Shkupi, Medvegja, Prishtina, Drenica, Llapusha, Rrafshi i Dukagjinit, mӫrgata etj. Ndӫr ta, ishin profesorӫt universitarӫ: Teuta Shala-Peli, Jusuf Telaku, Rexhep Doҫi, Limon Rushiti, Hakif Bajrami, Haki Kasumi, Nazim Qehaja, Shemsedin Dreshaj, Qerim Lita, Arben Arifi, Jeton Kelmendi, Dardan S. Lajҫi. Ishin edhe pasardhӫsit e anӫtarӫve rugovas tӫ Shtabit 1918-19: Mehmet Shabani, Ker Sadria e Bekӫ Hyseni, brezat rugovas tӫ demonstratave ’68 tӫ Isa Demajt e ’81 tӫ Ali Lajҫit, si dhe tӫ Ushtrisӫ Çlirimtare tӫ Kosovӫs, me komandantin e brigadӫs 136 ‘’Rugova’’, Salih B. Lajҫi.
    Nӫ kӫtӫ pӫrurim, tӫ mbajtur nӫ pӫrvjetorin e Lidhjes Shqiptare tӫ Prizrenit, ishin edhe dy deputetӫ tӫ Kuvendit tӫ Kosovӫs, Gani Krasniqi e Shemsedin Dreshaj; gjenerali Hysen Dreshaj e koloneli Ismet Ibishi; dy kryetarӫt e pӫrparshӫm tӫ Pejӫs, Ali Lajҫi e dr. Ali Berisha; veprimtarӫt: Binak Ulaj, Dashamir Uruҫi, Adem Salihaj, Salih Lukaj, Naser Salihaj, Brahim Dreshaj, Avdi Shkreli; mjekӫt e luftӫs dr. Mustafӫ Loxha dhe dr. Brahim Rexhaj, Mulla Sadria, Muhamet Mahmutaj; Rexhep Dedushaj, Xhevdet Spahia, Erodita Qorkadiu, Bajram Mulosmanaj me shokӫ, Qerim Lajҫi, Gjenis Shaqiroviq, Rexhep Abazi; bartӫsit e pӫrurimit: familja e Sylӫ Mehmetit, Haxhӫ e Selim Nikҫi, Metӫ Mavraj, Agim e Sefedin Lajҫi, Xhevdet C. Kelmendi. Pati edhe intelektualӫ tӫ tjerӫ: arsimtarӫ, mjekӫ, juristӫ, ekonomistӫ, inxhinierӫ etj.
    Programi artistik i ansamblit tӫ famshӫm AFA ‘’Rugova’’, i drejtuar nga Vesel Nikҫi, u shikua me interesim. Pӫr tӫ pranishmit dhuruam rreth 200 kopje tӫ kӫtyre dy librave. Dhe, ata bӫnӫ nderime nӫ Shtupeq, para pllakave pӫrkujtimore tӫ 1 000 luftӫtarӫve dhe tӫ viktimave 1918-19, tӫ 14 katundeve e Rugovӫs, tӫ masakruar ose tӫ djegur tӫ gjallӫ, sidomos te Hani i Isufit, nga forcat e Serbisӫ e tӫ Malit tӫ Zi, qӫ nӫ dokumente tӫ kohӫs, paraqitur nӫ Paris, mӫ 1919, kapin shifrӫn marramendӫse: 844 martirӫ, nga 1 deri nӫ 101 vjeҫ.
sqSQ