Quo Vadis Choral Music Conference bashkon botën e koreve në Pejë
Temat si “Bashkimi në një kor fëmijësh – stimulim i rinisë për një jetë të plotë të këndimit”, “Sfidat e karrierës së një dirigjenti”, “Komisionimi i muzikës së re – nevojat dhe pritjet”, “Përtej kufijve – si të tërheqësh audiencën”, “Stimuluesit e karrierës së një dirigjenti” e “Hapat e krijimit të rrjetit”, janë veç disa prej atyre që do të eksplorojnë aktivitetin në kinemanë “Jusuf Gërvalla” si qendra kryesore e ngjarjes.
Është kori me nam e fitues i çmimeve ndërkombëtare “Siparantum” që e ka sjell ngjarjen ndërkombëtare në Pejë, qytetin prej nga vjen vetë kori. Ngjarja do të pushtojë hapësirat kulturore në Pejë prej 14 deri më 17 shtator. Prezantime, panele diskutimi, koncerte e konferenca me figura të shquara ndërkombëtare e vendore të muzikës klasike ofrojnë mundësitë për të mësuar, ndarë përvoja dhe të krijohen lidhje të reja në fushën e muzikës korale në kuadër të “Quo Vadis Choral Music Conference”
Qyteti i Pejës do të jetë nikoqir i një prej ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të muzikës korale – “Quo Vadis Choral Music Conference”. Prezantime, panele diskutimi, koncerte e konferenca me figura të shquara ndërkombëtare e vendore të muzikës klasike ofrojnë mundësitë për të mësuar, ndarë përvoja dhe të krijohen lidhje të reja në fushën e muzikës korale.
Është kori me nam e fitues i çmimeve ndërkombëtare “Siparantum” që e ka sjell ngjarjen ndërkombëtare në Pejë, qytetin prej nga vjen vetë kori. Ngjarja do të pushtojë hapësirat kulturore në Pejë prej 14 deri më 17 shtator.
Temat si “Bashkimi në një kor fëmijësh – stimulim i rinisë për një jetë të plotë të këndimit”, “Sfidat e karrierës së një dirigjenti”, “Komisionimi i muzikës së re – nevojat dhe pritjet”, “Përtej kufijve – si të tërheqësh audiencën”, “Stimuluesit e karrierës së një dirigjenti” e “Hapat e krijimit të rrjetit”, janë veç disa prej atyre që do të eksplorojnë aktivitetin në kinemanë “Jusuf Gërvalla”, si qendra kryesore e ngjarjes, më tej edhe në Galerinë e Arteve, shkollën e muzikës “Halit Kasapolli”, qendrën rinore “Peja” e në të tjera hapësira.
Në kuadër të programit parashihet të mbahet edhe koncerti i “Siparantumit” të Pejës, me temën “700 years of Albanian Song”.
”Ky koncert do të sjellë një program të pasur dhe tërheqës që do të zbulojë muzikën korale tradicionale shqiptare me një program tejet atraktiv për audiencën. Këto dy koncerte do të mbahen në kishën katolike ‘Shën Katarina’, në Pejë”, ka treguar udhëheqësi e dirigjenti i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, në një përgjigje për KOHËN.
Ai ka treguar se ceremonia e hapjes do të mbahet në kinemanë e qytetit. “Kinema ‘Jusuf Gërvalla’ do të ofrojë një ambient të përshtatshëm për panelet e diskutimit dhe prezantimet kryesore të konferencës. Kjo hapësirë e rëndësishme kulturore do të krijojë një atmosferë të përshtatshme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave në muzikën korale. Galeria e Arteve do të përdoret për prezantime të veçanta dhe ekspozita artistike që lidhen me muzikën korale. Ky ambient do të ofrojë një perspektivë të re për të shprehur lidhjen e artit dhe muzikës”, ka treguar Kelmendi nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim.