“Karnavali Golden Eagle” madhështon Suharekën me grupe artistësh nga e gjithë bota

“Karnavali Golden Eagle” madhështon Suharekën me grupe artistësh nga e gjithë bota

Në qytetin e Suharekës, në orët e mbrëmjes, ka filluar edicioni i katërt i “Karnavalit Golden Eagle 2023”, organizuar nga kompania “Golden Eage” dhe tashmë po defilojnë grupe të ndryshme të artistëve, të veshur me gardërobë të ndryshme, e shfaqje performance të veçantë. Koncerti i filluar sante do të vazhdojë edhe nesër mbrëma. Ashtu si edicionet e kaluara, edhe përgjatë këtij edicioni qyteti i Suharekës do të presë mbi 20 grupe të huaja me mbi 500 artistë ndërkombëtarë, ndërsa dy netët festive do të kulmojnë me koncerte nga artistët më të njohur të vendit dhe do të përformojnë yje të muzikës. Festivali po moderohet nga moderatorja e Big Brother, Albana Osmani.


Karnavali ka mbledhur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve në qendër të qytetit që po e përcjellin atë nga afër. Kosovanews ju sjell nëpërmes fotove disa momente elektrizuese të këtij festivali, që kompania kosovare me renome vendore dhe ndërkombëtare “Golden Eagle” e ka organizuar.

Tashmë tradicional, “Karnavali Golden Eagle” është shndërruar në sinonim të gjallërisë për qytetin e Suharekës /Kosovanews

sqSQ