NË ÇABIQ FILLON FESTIVALI FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “I KËNDOJMË LIRISË”

NË ÇABIQ FILLON FESTIVALI FOLKLORIK MBARËKOMBËTAR “I KËNDOJMË LIRISË”

Sot, në vendlindjen e komandant “Kapuçit”, Mujë Krasniqit, në ditëlindjen e tij të pesëdhjetegjashtë, filloi Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” kushtuar vet komandant “Kapuçit”, festival i cili nga viti në vit po bëhet më madhështor dhe më shumëdimensional.


Në këtë ngjare kulturore morën pjesë kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ministri i Mbrojtjes, z. Armend Mehaj, familjarë e bashkëluftëtarë të komandantit Mujë Krasniqi, invalidë, veteranë dhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, artistë, profesionistë të artit dhe të kulturës nga të gjitha trojet shqiptare, qytetarë dhe media.

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në fjalën e tij tha se Festivali “I këndojmë lirisë” është festival i kujtesës sonë kombëtare, festival i vlerave kombëtare, festival i traditave tona kombëtare. Përjetë do të jetë kështu!


“Festën që e nisëm sot këtu do ta vijojmë për tri ditë me radhë në Klinë, në sheshet dhe rrugët e qytetit tonë të bukur, me këngë, me çifteli, me sharki dhe me tupanë në duar, me plisa të bardhë në kokë e me kujtime dhe nderime të përhershme për luftën e UÇK-së dhe për të gjitha ato shtete mike që e ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe na mbështetin edhe sot.


Gjatë ditëve të këtij festivali, i cili, për nga përmasa folklorike është epope kombëtare, do t’i kujtojmë dhe nderojmë të rënët dhe të gjallët, plagëve e tyre për të shtrenjtën e të çmueshmen tokën tonë. Do t’u përkulemi të rënëve e do t’u gjendemi pranë familjarëve të tyre jo për t’u dhënë forcë, se kanë mjaftueshëm, por për të marrë forcë prej tyre dhe mësime se si, në kohë lufte, duhet t’i dilet zot vendit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për heronjtë e UÇK-së!
Lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës!” – ka thënë Elezaj me një fjalë rasti.

sqSQ