Pejë: U mbajtë edicioni i 33-të Lojërat Tradicionale “RUGOVA 2024”

Pejë: U mbajtë edicioni i 33-të Lojërat Tradicionale “RUGOVA 2024”

Në organizim të Komunës së Pejës, në Boge u mbajt ediconi i 33-të Lojërat tradicionale “Rugova 2024”. Në këtë manifestim u zhvilluan kësaj radhe ishin dy disiplina të lojërave tradiconale: Mundje, dhe Rrëzimi i Duarve, si dhe program i pasur artistik
Manifestimin Lojërat tradicionale janë trashëgimi e lashtë kulturore e trevës së Rugovës, ndër më të vjetrat në nivel vendi ndaj interesimi dhe përkrahja e institucioneve nuk mungon asnjëher. Kësaj radhe ky manifestim u zhvillua me program të pasur kulturo-sportiv. Përveç programit në disiplinat sportive, këtë vit kishte edhe program më të ngjeshur artistik nga trevat e etnikumit shqiptar.

Manifestimin në emër të Komunës ë Pejës e pëshëndeti kryetar Gazmend Muhaxherii.

“Edicionin e 33-të të garave dhe ju dëshiroj që kjo traditë me vazhdu pa ndërpreje dhe i përgëzoj organizatorët”,deklaroi kryetari Gazmend Muhaxheri.

Në krahasim me vitet e kaluara ku në program kishte shtatë disiplina kësaj radhe ishin vetëm rrëzimi i duarëve dhe mundja popullare të cilës iu dha më tepër hapësirë
“Por rrëzimi i duarëve është atraksion dhe mundja sidomos e cila ishte në vend të parë dhe zgjoi një interesim të madh. Sivjet është një përgatitje e jashtëzakonshme në këto disiplina dhe morën pjesë pothuajse mundësit më të mirë që i kemi në këto troje” tha Vesel Nikçi nga Këshilli organizativ
Kryetar I bashkësisë lokale te Rugovës dhe profesor i gjimnazit të Pejës, Flamur Rexhbogaj theksoi se është thelbësore të rikujtojmë rëndësinë e këtyre lojrave që kanë formuar identitetin tonë dhe kanë mbajtur të gjallë shpirtin.
“Lojërat tradicionale janë më shumë se argëtim. Ato janë një mënyrë për të përcjellë vlera dhe mësime të rëndësishme brezave të rinj. Nëpërmjet tyre , mësojmë për rëndësinë e bashkëpunimit , respektit për njëri-tjetrin dhe ndjenjën e përkatësisë në komunitet” tha profesoiri Flamur Rexhbogaj.

Në këtë manifestim kulturo-sportive ku të pranishëm ishin njerëz nga e gjithë Kosova, mërgata shqiptare si dhe nga viset tjera shqiptare u shfaq edhe një program i pasur me yje të këngëve dhe valleve shqiptare ., Organizatori për garuesit më të mirë në çdo discipline të lojërve tradicionale ndau Kupa, medalje dhe mirënohje, ndërsa me mirënjohje u nderua edhe televizoni kombëtar KlanMacedonia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ