OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës

OHT – Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës

OHTK shënon Ditën Botërore të Turizmit 

Në Hotel “Dukagjini” në Pejë, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës në vazhdën e aktiviteteve për shënimit të Ditës Botërore të Turizmit ka mbajtur tryezë me temën “Turizmi dhe Paqja”. 

Nën ritmet e vallës madhështore të Rugovës nga Ansambli Autokton “Rugova”, filloi ceremonia për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit.

Ceremonia u hap nga z.Arbër Krasniqi kryetar i Njësisë Rajonale të OHTK-së në Pejë.

Kryetari Krasniqi duke falënderuar pjesëmarrësit theksoi se turizmi është shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Në këtë aktivitet për shënimin e Ditës Botërore të Turizmit, kontribut të çmuar dhanë Hysen V. Sogojeva – Kryetar i OHTK-së, Fehmi Fetahu kryetar i OHTK-së për diasporë, Kastriot Noli përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, Elldin Uglari zv.ministër Ministria e Zhvillimit Rajonal, përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka” Dr.Alberta Tahiri dhe Dr.Bedri Millaku, Kushtrim Dreshaj përfaqësues i UBT, znj.Teuta Kryeziu – përfaqësuese e IAAP “Ali Hadri” Pejë, Sutki Hulaj përfaqësuesi i Komunës së Deçanit, përfaqësuesi i Komunës së Junikut Jetmir Jasiqi, Ferdinand Kolaj përfaqësues i Komunës së Gjakovës dhe Ilir Berisha përfaqësues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës. 

Në këtë event morën pjesë dhe dhanë kontribut të jashtëzakonshëm edhe drejtori ekzekutiv i OHTK-së Sadik Gashi, kryetari i Kuvendit Armend Delijaj, nënkryetarja Arlinda Shoshi, kryetarët e Njësive Rajonale Lulzim Sylejmani, Aferdita Hoxha, Labinot Ademi, Valdete Hyseni, Adem Kastrati, Albana Morina, koordinatorja Eglantina Nikçi, përfaqësuesit e ASK-së Bekim Bojku U.D Udhëhqës i Divizionit të Statistikave, Mergime Shala Zyrtare për Statistika të Turizmit, Shefi i Zyrës Regjionale të ASK-së në Pejë Enver Kelmendi, përfaqësuesja e Shoqatës “Nënë Tereza” Mirlinda Shala, Blerim Krasniqi dhe Islam Rraci dhe Visar Berdynaj anëtarë të kryesisë së Odës në Pejë, Fatjona Rugova përfaqësuese e ONIX Thermal, Elvane Gojani dhe Ruke Ramaja përfaqësuese të shkollës SHME “Kadri Kusari” Gjakovë faqja zyrtare, si dhe përfaqësues nga institucionet qendrore dhe lokale si dhe përfaqësues të subjekteve anëtare të OHTK-së.

Kryetari Sogojeva përshëndeti dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin që po e japin për zhvillimin e turizmit. 

Në pjesën tematike në theks të veçantë u diskutua për rrugët që duhet ndjekur për zhvillimin e turizmit dhe krahas tij edhe promovimin e paqes.

Në fund të ceremonisë nga OHTK u ndan mirënjohje për ONIX SPA Thermal Resort, Hotel Dukagjini, Restaurant Univers Peje, Komunën e Pejës, Komunën e Deçanit dhe për Zip Line Marimangat për kontributin e dhënë në zhvillimin e turizmit.

OHTK falënderon të gjithë për kontributin që dhanë që kjo ditë të jetë madhështore e në theks të veçantë Komunën e Pejës dhe kryetarin Gazmend Muhaxheri për mbështetjen financiare.

#Worldtourismday

#Tourismandpeace

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqSQ