
“Festa e Çobanit” mes malësorëve të Bogës, për dy ditë me radhë u promovuan vlerat dhe traditat më të mira të kësaj treve

Pika turistike e Bogës përjetoi dy ditë të bukura festive me këngë, valle dhe promovim të vlerave dhe traditave të zonës.




Me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me fermerët dhe blegtorët e zonave alpine, shoqatat kulturore dhe artistat e artit burimor rrëzë Alpeve Shqiptare e jo vetëm, në kuadër të nismës “Trans’humanca Identitet Kulturor Kombëtar” e mbrojtur nga UNESCO u organizua manifestimi kulturor “Festa e Çobanit”.
I gjithë organizimi festiv erdhi i lidhur ngushtë me Xhubletën, në prehrin e së cilës u rritën këta barinj rrëzë Alpeve hijerënda shqiptare.

Ky projekt kulturor ,i rëndësisisë së veçantë, synon të rikthejë në identitet jetën baritore të blegtorëve tanë dhe të shpalosë pasuritë agrokulturore që të ofrojnë bjeshkët tona.

Lini një Përgjigje