Historiku

Pas luftës së dytë botërore në përpjekje për rindërtimin e vlerave kombëtare, u vërejt se regjioni i Rugovës kishte një specifikë të trashëgimisë kulturore kombëtare. Ramë K. Nikçi ishte ndër të parët që vërejti momentin kur kjo begati e popullit duhej parë edhe nga të tjerët. Mblodhi atëherë disa djem dhe ia mësyni Pejës që atje me 14.06.1947 të paraqes një program për rininë pejane.
U prit mirë kjo paraqitje, por nuk e diti se pikërisht këtë ditë i vuri themelet një shoqërie nga Rugova që sot quhet Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”.

Vallet popullore janë pjesë e kulturës artistike popullore, që përfshin kërcimet tradicionale në raste festash e argëtimesh popullore.
Vallet  rugovase  shqiptare janë aq të lashta , sa është i lashtë edhe vet populli shqiptar. Vallet tona paraqesin ngjarje specifike qoftë nga historia, luftërat e ndryshme deri tek motivet e dashurisë, fejesave dhe martesave popullore.

Sot ato shoqërohen me ritmet dhe meloditë instrumentale, kurse ngjarjet dhe tematika e tyre shfaqet përmes lëvizjeve koreografike të këmbëve, duarve, kokës dhe shtatit në përgjithësi.

VALLET

VALLËZIMET

Me valle malësorët shprehin gëzimet e hidhërimet e jetës. Vallet popullore përbëhen nga valle epike luftarake e trimërie, valle lirike erotike, të dasmës, valle pantonime, vallet e tepsisë, si dhe elementet plastiko-koreografike të ritualit të gjamës, ku dy të fundit hedhin dritë mbi lashtësinë e folklorit në këto treva. Llojet kryesore të vallëzimi popullor janë: Kërcimi i logut, Vallet e kënduara, Premja me shpata. Në repertorin e valleve bëjnë pjesë dhe vallë me pantonime si “Lojë kapuçash”, “Plaku i dasmës”. Këto valle karakterizohen nga humori, argëtimi, lojrat dhe zbavitja.

sqSQ